Flash News

KRYESORE

Pak para seancës, Taulant Balla njofton konferencë urgjente për shtyp

Pak para seancës, Taulant Balla njofton konferencë urgjente për

Sot, në orën 10.00, Parlamenti pritët të nisë punimet për seancën e radhës parlamentare.

Por, pak para nisjes së punimeve zyra e shtypit në Kuvend ka njoftuar një dalje urgjente për mediat nga ana e kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

‘’Ju bej me dije se ne orën 9.30 te Kryesia e Kuvendit (salla e konferencave për shtyp) z. Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar te PS do ketë nje konference urgjente për shtyp. Ftohet media ta ndjeke dhe pasqyroje me lidhje direkte”, sqaron zyra e shtypit në Kuvend.

Mazhoranca ka vendosur që sot në seancë të miratojë paketën ligjore për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Dje, Balla në një status në rrjetet sociale e lidhte këtë paketë me akuzat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, i cili po hetohet për një lobim që ka kryer në SHBA,

“Nesër Kuvendi miraton Paketën ligjore për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave&financimit të terrorizmit. Përfshirja #PD #LulezimBasha në skemë tranzaksionesh të paligjshme përmes kompanive guaskë & oligarkësh rusë është një skandal i rëndë, që kërkon legjislacion të fortë”- shkruante Balla.

Të fundit