Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Paketa 180 milionë euro/ Shqipëria, zero përfitime nga Samiti i Ballkanit Perëndimor
Qeveria shqiptare nuk ka arritur të përfitojë asnjë para nga nga paketa e re e ndërlidhjes së Ballkanit Perëndimor prej 180 milionë eurosh në dispozicion nga Gjermania.
Bosnja dhe Maqedonia e Veriut ia kanë dalë të sigurojnë financime të konsiderueshme për 3 projekte secila. Kosova ka përfituar 27 milionë euro dhuratë për linjën hekurudhore, ndërsa Serbia do të ndërtojë një linjë të re interkonjeksioni.
Shqipëria, nga ana tjetër, duket se ka ezauruar projektet në këto fusha per shkak te programit të Partneritetit Publik Privat dhe në këtë mënyrë nuk merr grante nga Bashkimi Europian.
Shqipëria, megjithatë do të përfitojë nga shumat më të vogla që BE do të vendosë në dispozicion për përmirësimin e ndërlidhjes digjitale, si dhe për inovacionin në bizneset e vogla dhe të mesme.