Paketa ‘Anti-KÇK’, Ngjela: Komunizmi e quante kapitalizmin krim të organizuar, mos ndoshta kështu e quajnë edhe këta?

Avokati Spartak Ngjela, duke folur në një intervistë për ABC News, e cilësoi ligjin special ‘anti-KÇK’ si një akt normativ që i kalon kufijtë dhe lë mundësi për abuzim.

 “I kapërcen kufijtë e një akti normativ. Akti normativ është ligj për një periudhë të caktuar sepse do të shkojë në parlament. Por në këtë periudhë të caktuar të bën gjëmën”, u shpreh Ngjela.

Për Ngjelën, mbetet problem zbatimi i aktit, që sipas tij nuk ka qëllim luftën me krimin por me pasurinë, duke arsyetuar se kjo është një ide komuniste.

Nëse është ndërrmarrje ndërkombëtare ka nëntekste të vështira për tu trajtuar. Nëse është ndërrmarrje e kryeministrit shqiptar, lë për të dëshiruar. Nuk po luftohet krimi i organizuar, por pasuria e krimit. Komunizmi e quante kapitalizmin krim të organizuar, mos ndoshta kështu e quajnë edhe këta? Nëse këta kanë përshtypjen se çdo kapital i madh është kriminal, atëherë këta janë komunizëm”, shtoi Ngjela.