Flash News

KRYESORE

Paketa anti-KÇK sot në Kuvend, ‘pika e nxehtë’ që pritet të shkaktojë debat

Paketa anti-KÇK sot në Kuvend, ‘pika e nxehtë’

Sot, në orën 10 Kuvendi mblidhet për të dytën herë brenda kësaj jave.

Në rend dite janë parashikuar disa pika ‘të nxehta’, mes tyre edhe akti normativ për paketën anti KÇK (kap çfarë të kapësh).

Kjo pikë pritet të shkaktojë debate të shumta gjatë seancës, pasi opozita nuk i ka kursyer akuzat ndaj kësaj pakete.

Paketa e miratuar më 31 janar nga Këshilli i Ministrave ka afat një vit dhe synon të luftojë pasuritë e personave të dënuar ose ata që janë nën hetim, të vënë përmes të ardhurave kriminale dhe jo të ligjshme.

Në rend dite është edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”, apo raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2019.

Të fundit