Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Paketa anti-shpifje, Piciri: Në shenjë kundërshtimi, largohem nga mbledhja e Komisionit të Edukimit dhe Medias
Deputeti Erion Piciri, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Edukimit dhe Medias, ka kërkuar nga qeveria tërheqjen e dy projekt-ligjeve të paketës anti-shpifje, të cilat ai i konsideron si projekte të censurës.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Piciri është shprehur se i bashkohet 15 organizatave vendase të gazetarëve e të shoqerisë civile si dhe 35 organizatave ndërkombëtare që kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të këtyre dy projekt-ligjeve.
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje deputetëve socialistë, të ngrihen në nivelin e ligjvënësve të përgjegjshëm dhe të mos lejojnë shkatërrimin e kontrollit të pushteteve.
“Në shenjë kundershtimi të plotë largohem sot nga mbledhja e Komisionit të Edukimit dhe Medias me bindjen se këto dy projekt-ligje nuk duhet të diskutohen nen per nen, por të refuzohen në princip si të papranueshme me frymën kushtetuese të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes në Shqipëri”, deklaron Piciri.
Deklarata e plotë:
Në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe antarit të Komisionit të Edukimit dhe Medias i kërkoj qeverisë shqiptare të tërheqë dy projekt-ligjet e paketës anti-shpifje, që në fakt janë projekte të cenzurës, policisë politike dhe kapjes së mass-medias. I bashkohem thirrjes së opinionit të shëndetshëm publik, 15 organizatave vendase të gazetarëve e të shoqerisë civile si dhe 35 organizatave ndërkombëtare që kerkojnë tërheqjen e menjëhershme të këtyre dy projekt-ligjeve nga agjenda e parlamentit.
Shqipëria vuan prej 75 vjetësh (në mos më shumë) pasojat e një tradite të munguar demokratike dhe reflekseve sunduese të partisë-shtet. Ne jemi ende një vend pjesërisht i lirë, nga dhjetë të fundit të Europës (sipas Freedom House), vendi 82 nga 180 (sipas Reporters Ëithout Borders) në indeksin e lirisë së shtypit, me një rënie prej 7 vendesh vitin e fundit. Raporti i Reporterëve pa Kufij thotë se "Sulmet ndaj medias nga të dyja, qeveria dhe krimi i organizuar, arritën një nivel të paprecedent në vitin 2018". Kjo është e patolerueshme.
Une ju bëj thirrje deputetëve socialistë të këtij komisioni dhe të Kuvendit në tërësi, të ngrihen në nivelin e ligjvënësve të përgjegjshëm, të mos lejojnë sot një grusht institucional, të shkatërrimit të principeve demokratike, të ndarjes, balancimit dhe kontrollit të pushteteve. Tentativa diktatoriale e kapjes së medias është një akt anti-demokratik, anti-kombëtar dhe anti-europian, që e hedh Shqipërinë drejt modelit alla rus, të republikave të dështuara ish-sovjetike.
Ndonëse Partia Socialiste është pasardhese e Partisë Komuniste, ajo nuk duhet t'i rikthehet trashegimisë bolshevike, nuk duhet të lejojë më kurrë mendjet e semura të vënë dorë mbi shtetin ligjor dhe demokratik, mbi të drejtat themelore të individit. Nje karrierë politike ka vlerë kur i sherben lirive të kombit, jo kur nxjerr përfitime klanore nga nënshtrimi politik i tij. Një prijës apo kastë partie nuk mund të jenë kurrë mbi ndergjegjien, principet dhe vlerat e nje ligjvënësi. Koha t'i formësojnë partitë dhe prijësit, jo të infektohemi nga shpirti dekadent i pushtetarëve autoritarë.
Mass-media në Shqipëri ka problemet e veta dhe duhet të pastrohet nga ndikimet politike e korruptive, por këtë operacion duhet ta kryejë drejtësia, pjesa e shëndetshme e medias në aleancë me publikun, pa cenzurën e një prej tre qeverive më të korruptuara të Europës (sipas Transparency International). Shpifjet duhet të zgjidhen nga gjykatat civile, jo nga 'gjykatat' politike të institucioneve administrative të emëruara nga mazhorancat e kuvendit. Lajmet e rreme duhet të ndëshkohen nga audienca dhe trupa profesionale e medias, jo nga qeveritë që janë në konflikt interesi dhe e përdorin këtë luftë si pretekst për kapjen e të gjitha pushteteve.
U bej thirrje qytetarëve të mbrojnë lirinë e shprehjes dhe shtetin demokratik. Më shpejt duhet të bjerë një qeveri, sesa të na merret një liri. Në shenjë kundershtimi të plotë largohem sot nga mbledhja e Komisionit të Edukimit dhe Medias me bindjen se këto dy projekt-ligje nuk duhet të diskutohen nen per nen, por të refuzohen ne princip si të papranueshme me frymën kushtetuese të demokracisë dhe të lirisë së shprehjes në Shqipëri.
Erion Piciri
Deputet i pavarur
Anëtar i Komisionit të Edukimit dhe Medias
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38