Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Paketa antishpifje/ Vokshi: Censuron median, ja dy faktorët që Rama nuk i kontrollon dot
Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar për paketën antishpifje, duke thënë se dy gjëra ka që Edi Rama nuk i kontrollon dot, dhe ato janë media online dhe opozita.
Sipas saj, ka deputetë të opozitës që mbahen të arrestuar dhe miratimi i paketës antishpifje censuron mediat.
‘Ajo çka i ka mbetur Edi Ramës nga shtypi pa i kontrolluar janë mediat online. Pra dy janë faktorët që Edi Rama deri më sot nuk po mundet ti kontrollojë dot janë opozita dhe media online. Përsa i përket opozitës çdo kush që ngrihet dhe kritikon Edi Ramën kërcënohet me padi. Unë vetë jam paditur nga Edi Rama sepse kam kritikuar koncesionin me chek up-it. Ne kemi të burgosur politik. Ka deputetë të opozitës që mbahen të arrestuar. Median tani ka vendosur që ta censurojë me anë të këtyre draft-ligjeve’, tha Vokshi.