Flash News

KRYESORE

Paketa e radhës, apo një plan serioz? Basha prezanton 'kolonat e platformës antikorrupsion'

Paketa e radhës, apo një plan serioz? Basha prezanton 'kolonat e

Kryetari i Partisë Demokratike në një dalje para medias sot ka prezantuar një platformë antikorrupsioni, siç e ka quajtur ai. Pikat e saj janë solide dhe flasin për dënime të atyre që mbajnë poste publike dhe kryejnë korrupsion, por kryetari i PD ka prezantuar deri më tash një seri paketash, nismash dhe platformash që synojnë ndryshime rrënjësore në sistem. Lajmi kësaj here është ajo që thotë Basha se PD ka ofruar ekspertizë të huaj dhe ka kontakte me agjensi ndërkombëtare të sigurisë në hartimin e kësaj pakete dhe aplikimin e saj.

Ajo që duhet parë në vijim është nëse Basha i qëndron kësaj pakete, apo do të propozojë të reja sapo të jetë harruar e radhës pa u përqendruar te asnjë.

Më poshtë platforma antikorrupsion e PD:

Partia Demokratike ka marrë dhe ka ekspertizë të huaj, të specializuar për hartimin e një programi të posaçëm për hetimin dhe rikuperimin e pasurive të tjetërsuara dhe të vjedhura te shqiptarëve

Ne jemi në kontakt me agjensitë kryesore në botë për luftën kundër krimit ndërkombëtar nga Europoli tek agjencitë britanike, hollandeze, gjermane dhe amerikane. Të gjitha janë shumë të gatshme të ndihmojnë.

Ndërkohë, ne po hartojmë, që tani, disa ligje për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave:

  •  Një ligj për ndalimin e legalizimit në ekonomi të produkteve të krimit, i cili do të parandalojë investimin e parave të krimit në ekonomi, përmes çdo forme, nga ndërtimet tek veprimet financiare. Kjo do të përfshijë si paratë e trafiqeve, edhe paratë e korrupsionit apo krimeve ekonomike.

 

  •  Një ligj për pergjegjësinë civile të personave privatë dhe bizneseve për dëmet nga korrupsioni. Qytetarët do të kenë mundësinë të hedhin në gjyq civil për kompensim çdo zyrtar që i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit dhe çdo kompani të përfshirë në akte të tilla. 130 milionët e Beketit t’i paguajë Edi Rama me shërbëtorët e tij në shtet dhe jo qytetarët. Paratë dhe asetet e kompanive të paguajnë për paratë e humbura.
  •   Një paketë të tërë ligjore për deklarimin dhe kontrollin e aseteve të politikanëve dhe punonjësve publikë. Politikanët dhe punonjësit publikë nuk do të mundin të blejnë dot as një kostum e jo më vila dhe makina të shtrenjta apo shkollime jashtë vendit për fëmiëjt e tyre pa u hetuar për burimin e parave.

Politikanët me pranga në duar janë kontributi më i rëndësishëm për mirëqeversjen.

Fundi i pandëshkueshëmrisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë.

 

Të fundit