Paketa ekonomike anti-koronavirus, Agron Duka: Qeveria harroi fermerët, po pengohen të punojnë

Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka, duke folur për Ora News se në paketën ekonomike të qeverisë për përballimin nga koronavirusi nuk është folur fare për bujqësinë. Sipas Agron Dukës, bujqësia ka shumë probleme, ndaj duhet të futetet në masa subvencionuese direkte.

“Qeveria mundohet që ta kurojë këtë situatë që është një situatë jo normale, por nuk shoh që ka një vëmendje për bujqësinë. Në paktën që paraqiti kryeministri, pothuajse për bujqësinë nuk u fol fare. Sot bujqësia ka shumë probleme, perimet janë në pikën e prodhimit të tyre, por ka mungesë tregu, çka ka shkaktuar ulje çmimi.

Në këtë kushte shteti duhet të futet me masa subvencionuese. Gjë të cilën ne nuk po e shohim deri më tani. Janë subvencioni direkte. Janë njohje me humbjet e kostove të prodhimeve bujqësore. Në rastet kur ka humbje ose stogje, duhet që të kompensohen. Në këto kushte ne po humbim shumë pasi bujqësia përbën 18-20% të PBB-së dhe kjo nuk po shihet siç duhet nga ana e qeverisë”, shprehet Agron Duka.

Sipas Agron Dukës në kushtetet e shtetrrethimit fermerët po pengohen të shkojnë në punë. Ai thotë se fermeri nuk rrezikohet nga koronavirusi pasi punon brenda në sera apo në ara. “Ka raste kur mund të pengohen fermerët që të shkojnë në punë. Kjo duket sikur bëhet me dashje. Fermeri nuk rrezikohet nga ky virus, pasi punon në sera të mbyllura ose punon tokën me traktor. Këta duhet të kenë leje si të tjerët që kanë leje që merrem me biznese të tjera, ushqimore për shembull”, shprehet ai.