Flash News

KRYESORE

Paketa ligjore për të fortët, Rama kërkon konsensusin e opozitës

Paketa ligjore për të fortët, Rama kërkon konsensusin e

Qeveria do të kërkojë konsensusin e opozitës për miratimin e disa ndryshimeve në Kodin Penal. Kryeministri Rama njoftoi sot se qeveria po harton një draft që parashikon ndryshime në Kodin Penal sa i takon të fortëve.

Por, për të votuar në parlament ndryshimet në Kodin Penal kërkohet shumicë e cilësuar votash, të cilat mazhoranca nuk i ka, dhe për këtë do të kërkohet edhe konsensusi i opozitës.

“Qeveria ka nisur draftimin e një pakete ndryshimesh në Kodin Penal për të fortët. Kështu quhet paketa, të fortët. Të cilëve përmes një trajtimi ekzemplar, përmes përshkallëzimit të presionit të policisë së shtetit në çdo territor do t’u rezervojmë edhe ndëshkime penale ekzemplare për format e tyre të preferuara të karshillëkut, ndaj ligjit, ndaj qytetarëve dhe ndaj biznesit.

Së shpejti, natyrisht duke qenë se bëhet fjalë për ndryshime në Kodin Penal, këtë paketë do ta ndajmë me opozitën, duke shpresuar në mundësinë e kthimit të saj nga bota e filmave në terrenin të përballjes reale me kriminalitetin”, deklaroi Rama ditën e sotme.

Të fundit