Flash News

KRYESORE

Pakistan, qëllohet me armë zjarri Ministri i Brendshëm

Pakistan, qëllohet me armë zjarri Ministri i Brendshëm

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ahsan Iqbal është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme nga një 20-vjeçar, ndërkohë që ishte duke marrë pjesë në një takim.

Ngjarja ka ndodhur në provincën Punxhab, ku ministri është qëlluar nga një distancë prej 20 metrash me një plumb në dorë.

Sipas mediave lokale, ai është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i atentatit është arrestuar nga autoritetet vendase, ndërkohë po vijojnë hetimet mbi ngjarjen.

Të fundit