Flash News

KRYESORE

Pako e dyshimtë në Ministrinë e Jashtme greke, evakuohen punonjësit

Pako e dyshimtë në Ministrinë e Jashtme greke, evakuohen

Policia greke  bën me dije se ka evakuar punonjësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Athinë, pasi një pako e dyshimtë mbërriti me postë. Policia tha se një skuadër për çaktivizimin e bombave kishte rrethuar zonën.

"Është gjetur një pako që konsiderohet e dyshimtë. Ajo mbërriti me postë", tha një zyrtar i policisë.

Autoritetet nuk kanë dhënë informacione më të detajuara. Ministria e Punëve të Jashtme është në qendër të Athinës, në një kompleks ndërtimesh përballë parlamentit grek.

Sulmet në shkallë të vogël ndaj bizneseve, ndërtesave shtetërore, policisë dhe politikanëve janë të shpeshta në Greqi.

Të fundit