Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Pakt anti-reformë me mazhorancën? PD e kundërshton me dokumente: Përfshirjen e SPAK e kërkuam që në 2016
Një shkrim i botuar dy ditë më parë nga Politiko.al bazuar te burime diplomatike, argumentonte se mes PS dhe PD ka një 'pakt kundër reformës në drejtësi'. Eksponentë të Partisë Demokratike, njëri prej tyre i përfshirë në hartimin e propozimeve ligjore të partisë opozitare për reformën zgjedhore, e kanë kundërshtuar hipotezën e shkrimit të Politiko duke siguruar dokumente që sipas tyre e hedhin poshtë këtë pretendim.
Burimet i kanë dhënë redaktorëve të Politiko 'Platformën e opozitës për garantimin e kushteve për zgjedhje demokratike'. Dokumenti prej 16 faqesh mban datën 17 maj 2016 dhe specifikon të gjitha kushtet që opozita konsideron vendimtare për zgjedhje të lira e të ndershme.
Një prej pikave të Platformës thekson edhe nevojën e përfshirjes së prokurorisë, SPAK dhe të BKH në hetimin e krimeve zgjedhore.
Eksponentët e opozitës i thanë Politiko se "nuk mund të flitet për pakt sa kohë që kemi kërkuar përfshirjen e SPAK në vitin 2020, kur një gjë të tillë e kemi bërë që në vitin 2016. Sidomos duke patur parasysh gjithë tensionin dhe luftën mes palëve që nga ajo kohë".