Flash News

KRYESORE

Pakt Rama-Basha? Braçe dhe Gjermeni parimisht nuk janë kundër

Pakt Rama-Basha? Braçe dhe Gjermeni parimisht nuk janë kundër

Dy përfaqësuesit e mazhorancës, Erion Braçe dhe Eglantina Gjermeni kanë komentuar zërat për një marrëveshje të mundshme PS – PD. Braçe, në studion e Abc News përballë gazetares Mirela Milori është skeptik për një gjë të tillë, duke sqaruar se PS nuk mund të “marrë askënd përdore dhe ta kthejë në institucione”.

“Ç’domethënë vetëm? Për çfarë ngërçi Mirela? Ky që përmendët ju. Atje ishte mundësia të fitonin ato bashki që mund të fitonin. Kemi sot ca bashki që mund t’i fitonim ose jo. Aty ishin zgjedhjet, aty populli, bënë fushatë, jo si fushata jonë që komunikojmë e marrim angazhime, jo këtë, bëri fushtë të egër gjuajti me molotov, fishekzjarre, digj mure, e shkolla, të kishin hyrë në zgjedhje. Kjo historia që ky hyri vetëm se ky nuk hyri, nuk ka asnjë vlerë. Kjo histori që jeni vetëm ju jo, se ai del përditë në TV, këtë rrugë ka zgjedhur nuk do të jetë institucionale, nuk do të jetë kushteuese, do të jetë subjekt televiziv. Nuk mund ta marrim përdore dhe t’i themi që t’i duhet të jesh brenda institucioneve. Kjo pjesë nuk është as punë është një gjë e parë si njëherë si plak dhe njëherë si çuni i plakut.

Deputetja Eglantina Gjermani është më e kujdesshmë, duke thënë se jemi gati të dialogojmë me opozitën pa kushte. Në studion e A2 CNN, Gjermeni evidenton se kërkesa e opozitës për largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit është zbehut.

“Këto janë supozime ose mbase dëshira për zgjidhjen e situatës. Deri tani është që ne si mazhorancë kemi ofruar mundësinë për dialog, duke i kërkuar opozitës të ulemi në tryezën e bisedimeve, pa parakushte, duke menduar për të ardhmen e vendit. Megjithatë, deri tani nuk kemi marrë një përgjigje nga opozita jashtë Kuvendit. Mendoj se dialogu do të jetë mënyra më e mirë për të zgjidhur këtë situatë në të cilën jemi. Kushti për largimi i Kryeministrit herë pas here edhe është zbehur nga opozita. Opozita që doli jashtë Parlamentit e ka bërë të jetë jashtë sistemit, ndërsa mazhoranca e kërkon opozitën në tryezën e bisedimeve, ndërkohë kërkon edhe dialog në parimet e Kushtetutës”, deklaron ajo.

Të fundit