Flash News

KRYESORE

Pakujdesia e mikeshës së Meghan Markle tregon gjininë e bebes së Dukeshës

Meghan Markle ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në New York, për të festuar me mikeshat e saj të ngushta para lindjes së fëmijës së saj të parë. Kjo festë quhet "Baby shower" dhe prej disa kohësh është kthyer në trend për të gjitha gratë që presin të bëhen mama.

Edhe pse në muajin e shtatë të shtatzënisë, familja mbretërore nuk ka bërë asnjë njoftim për gjininë e bebes por një detaj i vogël nga mikesha e Dukeshës së Sussex, ka zbuluar gjininë e fëmijës.

Një nga të ftuarat e Markle, Abigail Spencer, është fotografuar duke shkuar në hotelin në Upper East Side, aty ku pritet të bëhet festa e madhe “Baby Shower”.

Dhurata që ajo mbante në dorë, ka qenë e mbështjellë me një letër dekoruese ngjyrë blu dhe kaq ka mjaftuar që interneti të shkruajë për gjininë e bebes dhe tashmë të gjithë mendojnë se do jetë djalë.

Të fundit