Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Palët politike pranë negociatave, Rama i përgjigjet Nishanit: Gati të ulem me Bashën
Palët politike po lëvizin drejt një tavoline tjetër të përbashkët për të negociuar daljen e vendit nga kriza.
Pas tërheqjes së kreut të PD-së, Lulzim Basha nga kërkesa për qeverinë teknike, presidenti Bujar Nishani i bëri thirrje palëve politike të ulen në tryezë dhe menjëherë kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës.
Ndonëse e konsideron të vonuar ftesën e Nishanit, Rama shprehet i gatshëm të ulet me Bashën.
“Z.President! Edhe unë jam i shqetësuar për përmasat që po merr kriza e PD! Jam gati t'i përgjigjem thirrjes suaj kaq të vonuar e të ulem me Lulzim Bashën”, shkruan shkurtimisht Rama në “Twitter”.
Nëse palët bien dakord për negociatat, këto do të ishin të dytat që pas fillimit të krizës, pas dështimit të David McAllister.