Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Palmer apel klasës politike: Dialog për një marrëveshje për Reformën Zgjedhore
I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer ka apeluar klasën politike në Shqipëri që të gjejnë gjuhën e një dialogu për të krijuar një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore.
Duke folur në Forumin Botëror Ekonomik në samitin e Davos, Palmer kërkon zbatimin e rekomandimeve të OSBE/OHDIR-it, që sipas tij do të çojë në normalitetit për demokracinë shqiptare.
“Ne do të na pëlqente të shihnim që themelet demokratike të Shqipërisë të jenë të fortë, që zgjedhjet të jenë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike. Prandaj, duam të shohim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërish drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”, u shpreh Palmer.
Kujtojmë se mazhoranca dhe opozita jashtë parlamentare po punojnë të ndara për draftet e Reformës Zgjedhore, ndërsa PS është shprehur se është në pritje të propozimeve të PD.
Deri tani ekspertët kanë paraqitur dy drafte në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore për ndryshimin në Kodin Zgjedhor, financimi i partive në fushatat zgjedhore dhe depolitizomi i administratës zgjedhore e riformatimit të KQZ (ku përfshihet edhe votimi elektronik).