Flash News

KRYESORE

Palmer apel Kurtit: Qeveria e re e Kosovës duhet të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe

Palmer apel Kurtit: Qeveria e re e Kosovës duhet të pezullojë

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për rajonin e Ballkanit, MatthewPalmer, apeloi fituesin e zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurtin e Vetëvendosjes, përpara Komisionit për Punët e Jashtme në senatin amerikan që të heqë tarifën ndaj mallrave serbe .

“Qeveria e re e Kosovës duhet të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet t’i japë fund fushatës për delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që të mundësohet rifillimi i bisedimeve”, tha zyrtari amerikan.

Po ashtu, ai shtoi se u takon Kosovës dhe Serbisë nëse do të diskutohet apo jo çështja e kufijve në kuadër të përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara duan të shohin një marrëveshje me autorësi lokale dhe që duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

Të fundit