Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Palmer apel Kurtit: Qeveria e re e Kosovës duhet të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe
I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për rajonin e Ballkanit, MatthewPalmer, apeloi fituesin e zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurtin e Vetëvendosjes, përpara Komisionit për Punët e Jashtme në senatin amerikan që të heqë tarifën ndaj mallrave serbe .
“Qeveria e re e Kosovës duhet të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet t’i japë fund fushatës për delegjitimimin e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që të mundësohet rifillimi i bisedimeve”, tha zyrtari amerikan.
Po ashtu, ai shtoi se u takon Kosovës dhe Serbisë nëse do të diskutohet apo jo çështja e kufijve në kuadër të përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara duan të shohin një marrëveshje me autorësi lokale dhe që duhet të jetë gjithëpërfshirëse.