Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Përfaqësuesi i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, tha se si qëllim ka që t’i kthejë Beogradin dhe Prishtinën në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje
Zyrtari i SHBA-së thotë se e pranoi postin sepse mendon se mund të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, e kjo do ta transformonte tërë Ballkanin, si dhe do të hapte rrugën evropiane për Serbinë dhe Kosovën.
“Zgjidhja e çështjes së Kosovës është shumë e lartë në agjendën time. Ne kemi mundësinë dhe ne duam ta shfrytëzojmë.
Ne kemi zgjedhje në Kosovë më 6 tetor, dhe ato do të mbahen në Serbi në pranverë. Ne do të kemi mundësinë që të vazhdojmë negociatat midis dy zgjedhjeve, të cilën duhet ta shfrytëzojmë. Shpresojmë që të dyja palët të shfrytëzojnë këtë mundësi”, tha Palmer.
Zyrtari amerikan shprehu dëshirën se qeveria e ardhshme e Kosovës do të pranojë të pezullojë tarifat për të lejuar që dialogu të rifillojë, dhe se Beogradi do të ndalë lobimin tek vendet e tjera për të tërhequr njohjen.