Flash News

KRYESORE

Palmer: SHBA disponon prova të forta për Dakon. Roli i Ramës në këtë histori

Palmer: SHBA disponon prova të forta për Dakon. Roli i Ramës

Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Matthew Palmer në një intervistë për “Zërin e Amerikës” deklaron se SHBA ka dëshmi të forta për këtë çështje në lidhje me aktivitetet e korrupsionit nga ana e Dakos.

I pyetur për faktin që Rama vazhdon ta mbrojë ende ish-kryebashkiakun Dako, Palmer sqaron se nuk e shohin këtë si çëshjte të kryeministrit por si SHBA reagon ndaj personave të korruptuar.

“Mendoj se çështja këtu për Shtetet e Bashkuara është se kemi pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit nga ana e zotit Dako. Dhe ne kemi autoritetet që janë të nevojshme për të ndërmarrë veprime në përgjigje të kësaj. Do të shpresoja që ky veprim të demonstronte angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar kundër korrupsionit dhe për të ndërmarrë veprime atje ku ka prova të forta dhe bindëse të praktikës korruptive.

Ky është një autoritet që ne e kemi. Është një autoritet që ne me siguri nuk kemi frikë ta përdorim. Dhe është një autoritet që ne besojmë se mund të kontribuojë në procesin e luftimit të korrupsionit publik në Shqipëri dhe gjetkë. Nuk mendoj se e shohim këtë si çështje të qeverisjes së Kryeministrit. Ne e shohim këtë si një çështje se si Shtetet e Bashkuara reagojnë ndaj sfidës së praktikës korruptive nga ana e atyre që janë në pozitën e besimit publik”, sqaroi Palmer.

Të fundit