Flash News

KRYESORE

Paloka bën thirrje, protestuesit ndjekin Bashën drejt Parlamentit

Pas thirrjes së nënkryetarit të Partisë Demorkatike Edi Paloka, protestuesit kanë ndjekur liderin e PD-së Lulzim Basha i cili u nis drejt Parlamentit.

Basha mbajti fjalën para kryeministrisë ku u shpreh se kushti i opozitës së bashkuar është një qeveri tranzitore pa Edi Ramën në krye. dhe se nuk do të ketë asnjë kompromis me Edi Ramën.

"Kurrë më asgjë më pak se standardet evrop të konkurrencës, të lirisë, të ekonomisë që hap vende pune me paga të larta e kushte dinjitoze për shqiptarët në Shqip tonë të dashur.

Le të ushtojë nga ky muzg i tiranisë, nga kjo lindje e Lirisë Evropiane për Shqiptarët, ta dëgjojmë nga gjokset tona, të gjithë që jemi bashke, ta dëgjojnë miliona që janë bashkuar me këtë bashkim të madh. Ta dëgjojë bota se nuk ka e nuk mund të ketë kompromis me ëndrrën tonë “E Duam shqipërinë si e gjithë Evropa”, u shpreh ndër të tjera Basha.

https://politiko.al/basha-ben-nje-betim-shqiperia-qe-do-te-qendroje-do-jete-e-shumices/

Të fundit