Paloka-Braçes: Kur bën si i virgjër me ligjin, kujtohem që ishte altoparlanti i parë i Ramës

Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka, në një reagim në Facebook ka reagaur ndaj Erion Braçes duke i thënë se koha kur Banda e Lushnjes vendoste rezultatin e zgjedhjeve, ka marrë fund.

Paloka rendit, sipas tij disa qëndrime të Erion Braçes ndaj Edi Ramës,ku ndër të tjera shprehet se “kushdo që del kundër vullnetit plebishitar për zgjedhje te lira e të ndershme, pa lodrat e krimit në qeveri, do te mbajë përgjegjësi personale”.

Reagimi i plotë:

Kur degjoj Erion Braçen qe flet  me pasion per ligjin, kujtohem qe nuk hapi asnjehere gojen per koleget trafikante droge, vrases, perdhunues dhe me vjen te qesh.

Kur Braçe ben si i virgjer me ligjin, kujtohem qe ishte altoparlanti i pare i Edi Rames, qe e beri mushkonje Myzeqeje avionin e droges ne Divjake.

Kur Braçe ve doren ne zemer per ligjin, kujtohem qe ky ka miratuar koncesionet e klienteve te Edi Rames.

Por me shume argetohem, kur sherbetori i Bandes se Lushnjes, na flet per burgun.

Erionet dhe braçet e Edi Rames duhet ta kene te qarte se koha kur bandat e tyre vendosnin se kush i fiton zgjedhjet, ka marre fund!

Kushdo qe del kunder vullnetit plebishitar per zgjedhje te lira e te ndershme, pa lodrat e krimit ne qeveri, do te mbaje pergjegjesi personale! I vetmi lehtesim qe mund t’i bejme Braçes eshte qe ta vendosim ne qeline fqinje me Enver Dondollakun dhe Aldo Baren.