Flash News

KRYESORE

Paloka: Edi Rama ka lajthitur, do ta çojë vendin në gjak

Paloka: Edi Rama ka lajthitur, do ta çojë vendin në gjak

I ftuar në emisionin “Opinion” në “Neës 24”, nënkryetari i PD-së Edi Paloka foli për zhvillimet e fundit politike, ku e vuri theksi tek qëndrimet e kryeministrit Rama. Ai i konsideroi lëvizjet e fundit të Ramës si shenjë e lajthitjes së këtij të fundit, duke e vënë theksin tek arrestimet e protestuesve në Librazhd.

Sipas nënkryetarit Paloka, Rama është një rrezik jo vetëm për demokracinë e vendit, por gjithashtu ai rrezikon ta çojë vendin në gjakderdhje.

“Lleshaj ka kohë që e shkel ligjin dhe vazhdon ta shkelë ligjin rregullisht. Ai vepron me urdhër të Ramës. Arrestimet e fundit janë shkelje e ligjit nga Edi Rama. Më datë 30 qershor, nuk e kemi me popullin, e kemi me atë, Ramën. Ia thanë edhe dje, ia tha Pandeli Majko në parlament. Rama kërkon të shkelë popullin me këmbë. S’mund të çojmë popullin në gjak pse ka lajthitur Rama. Vendi po rrezikon demokracinë”, tha Paloka.

Të fundit