Paloka i drejtohet Ballës: Pse të dogji reagimi i Bashës?

Edi Paloka
Edi Paloka

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, ka bërë një reagim pas deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të PS-së Taulant Balla në lidhje me një postim të kryedemokratit Lulzim Basha për vrasjen e 4 policëve, Dëshmorë të Atdheut.

Teksa Balla shkroi se “drejtësia vonon por nuk harron”, Paloka i thotë se 7 vite në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm për të zbardhur gjithçka lidhet me këtë ngjarje.

Në postimin e tij në Facebook, Paloka i drejton disa pyetje Ballës, si  “se çfarë di për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?” apo se “a ka lidhje me tenderat që Dritan Dajti po fiton nga burgu?”.

Postimi i plotë:

Pse i dogji Taulant Ballës reagimi i Lulzim Bashës?
Pse kërkoi Balla ta heqë vëmendjen nga politikanët qe po blejnë lirinë e Dritan Dajtit përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur prej tyre?
Kë po mbron Taulant Balla dhe pse i intereson kaq shumë lirimi i Dritan Dajtit?
Çfarë di ai për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?
A ka lidhje me tenderat që Dritan Dajti po fiton nga burgu?

Sa për të tjerat, 7 vite në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm për të zbardhur gjithçka lidhet me këtë ngjarje, pas të cilave Taulant Balla kërkon të fshehë krimin e lirimit të Dritan Dajtit dhe rivrasjen për së dyti të 4 oficerëve të policisë.

Ndarja e politikës nga krimi, duke nisur me Taulant Ballën dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet!