Flash News

KRYESORE

Paloka i rikthehet incidentit me Ramën në Parlament: E dija që do bënte ‘thh’

Paloka i rikthehet incidentit me Ramën në Parlament: E dija që do

Ish-deputeti i Partise Demokratike, Edi Paloka i është rikthyer incidentit që pati në Parlament me kryeministrin Edi Rama, të cilin e spërkati me bojë.

Në studion e emisionit ‘Zonë e Lirë’, Paloka sqaroi se nuk do të kishte reaguar në atë mënyrë nesë Rama nuk do ta kishte ofenduar sërish.

“Unë isha përgatitur, por nuk do veproja nëse ai nuk do reagonte si gjithmonë. E kisha 99% që do ta bënte atë ‘thh’, për mua ajo që bën ai në njëfarë mënyre është vlerë sepse për shqiptarët nuk është problem një politikan thuthuq, por një politikan arrogant, që vjedh, që i ka të gjitha kryeministri jonë. Nuk ka ç’më thotë tjetër e më thotë thuthuq”, u shpreh Paloka mbi këtë ngjarje.

Të fundit