Flash News

KRYESORE

Paloka ironizon Ramën: I thonë të largojë Xhafajn, ky liron edhe Tahirin

Paloka ironizon Ramën: I thonë të largojë Xhafajn, ky liron

Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka ka ironizuar me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ku akuzohet opozita si pengesë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Paloka i referohet vendimit të sotëm të dhënë nga Gjykata e Apelit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u kthye në liri pas heqjes së masës ‘arrest shtëpie’.

“I thonë të largojë Fatmir Xhafajn, ky liron edhe Saimir Tahirin… Fajin për mos hapjen e negociatave sigurisht që e ka opozita”, shkruan Paloka.

Edi Rama nuk bind dot as të vetët; socialistët holandezë: Shqipëria nuk është gati për në BE

Të fundit