Flash News

KRYESORE

Paloka: Mbledhja e komisionit hetimor në shkelje të ligjit, bëhet për të hequr vëmendjen

Paloka: Mbledhja e komisionit hetimor në shkelje të ligjit, bëhet

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në cilësinë e kryetarit të komisionit hetimor ‘Tahiri’, thotë se mbledhja e sotme e komisionit, e thirrur nga deputetët e PS-së, është në shkelje të ligjit.

Duke cilësuar ligjet, Paloka thotë se mbledhjen thirren dhe drejtohen nga kryetari ose nga nënkryetari por me autorizimin e kryetarit të komisionit. Paloka shprehet se sot jo vetëm nuk e kam thirrur komisionin hetimor siç përcaktohet nga ligji, por pas interesimit të administratës të Kuvendit dhe i ka kthyer përgjigje se sot nuk do të ketë mbledhje.

Deputeti demokrat thekon se ky akt skandaloz, siç e quan ai, bëhet me qëllimin e vetëm që të tërheqë vëmendjen e opinionit nga një tjetër dhunim i rëndë.

Reagimi i plotë i Edi Palokës

Një tjetër skandal i Ramës me zbatimin e ligjit.

Urdhëron deputetët e tij të Komisionit Hetimor Tahiri, të uzurpojnë drejtimin e komisionit duke shkelur haptazi ligjin për Komisionet Hetimore dhe Rregulloren e miratuar vetëm një javë më parë nga ky Komision.

Neni 12 i ligjit ”Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, thotë: Pika1. Mbledhjet thirren dhe drejtohen nga kryetari dhe/ ose me autorizimin e tij nga zv/Kryetari.

E njëjta është përcaktuar edhe në nenin 7 të rregullores.

Pika1: Mbledhjet thirren dhe drejtohen nga kryetari dhe/ ose me autorizimin e tij në çdo rast nga zv/kryetari i Komisionit.

Data, ora dhe vendi i mbledhjes së Komisionit, caktohen nga kryetari, pasi këshillohet me zv/Kryetarin.

Si kryetar i Komisionit Hetimor “Tahiri”, informoj gjithë opinionin, se sot jo vetëm nuk e kam thirrur komisionin hetimor siç përcaktohet nga ligji, por pas interesimit të administratës të Kuvendit dhe të komisionit i kam njoftuar se sot nuk do të ketë mbledhje të Komisionit Hetimor.

Pra, mbledhja e këtij komisioni nga deputetët e Ramës, pa autorizimin e kryetarit, është një shkelje e hapur e ligjit nr. 8891, datë 2.05.2002, për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit.

Rama pasi privatizoi shtetin, prokurorinë dhe gjykatat, tani po kërkoj të privatizojë edhe parlamentin shqoptar duke u dhënë urdhër deputeteve të tij, që duke shkelur ligjin të uzurpojnë drejtimin e një komisioni hetimor që është kërkuar nga opozita, për të vërtetuar lidhjet kriminale të kësaj qeverie dhe të vetë kryeministrit rama me kultivimin dhe trafikun e drogës.

Ky akt skandaloz bëhet me qëllimin e vetëm që të tërheqë vëmendjen e opinionit nga një tjetër dhunim i rëndë.

Sot dhjetëra qytetarë shqiptarë të dhunuar nga policia e Ramës dhe prokuroria e privatizuar prej tij, po kërkohet të dënohen vetëm sepse kanë mbrojtur një të drejtë elementare të tyre. Pikërisht për të tërhequr vëmendjen Rama ka urdhëruar shkeljen e ligjit në Komisionin Hetimor.

 

 

 

Të fundit