Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Paloka mesazh për të larguarit nga PD: Janë disa individë që gjuajnë me gurë kur vjen çasti për t’u rikthyer në pushtet
Nënkryetari i PD, dhe ish deputeti i PD, Edi Paloka ka komentuar rikthimin e figurave të vjetra në PD, pas lajmit se Basha tashmë po afron ish ministrin e Financave, Genc Ruli në prag të zgjedhjeve.
Paloka tha në Ora News se dera e PD ka qenë e hapur për të gjithë ata që ndjekin programin e PD, por u ndal te disa individë siç i cilësoi ai, që gjuajnë me gurë dhe kërkojnë të hapet dera për ta, edhe kur ajo është e hapur, pasi vjen momenti për rikthim në pushtet.
“Nuk duhet të ngatërrojmë ca gjëra. Disa kanë dalë me dëshirë nga PD, dhe asnjëherë nuk e kanë patur derën e mbyllur.
Nëse del nga dera, gjuan me gurë dhe kur mendon se erdhi çasti për t'u rikthyer në pushtet vjen prapë te dera dhe bërtet hapni derën, ndërkohë që dera është hapur, këta nuk kanë ndërmend të jenë as pjesë e PD, as të ndjekin programin e PD.
Janë disa individë që për mua nuk kanë arsye se pse vazhdojnë të bërtasin dhe shpresojnë që PD ti katapultojë prapë në maj sepse dera është e hapur për këdo që ndjek programin e PD dhe qëllimet e opozitës, fillimisht largimin e Ramës”, tha Paloka.