Flash News

KRYESORE

Paloka: Në çdo lajm të kronikës së zezë, gjendet një bashkëpunëtor i Ramës

Paloka: Në çdo lajm të kronikës së zezë, gjendet

Edi Paloka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se pas çdo lajmi me kriminelë, fshihet  ai. Nënkryetari i PD-së, gjykon se kronika e zezë nuk është gjë tjetër , veçse një  “database e rilindjes”, sepse në çdo lajm lexon CV-në e një bashkëpunëtori të Ramës.

Në Facebook, Paloka shkroi se është e pamundur që të ndjekësh kronikën e zeze e të mos shohësh Ramën!

“Çdo ditë e në çdo lajm do të ketë o një deputet, o një kryebashkiak o një funksionar të lartë të Ramës ...

Sot, per shembull, eshte arrestuar nje perdhunues (nje te tille Edvini e emeroi kryetar bashkie); nje hajdut shtepish (Rama e kishte nje ne listen e deputeteve); nje trafikant femrash (edhe kete kategori Edi Rama e beri deputet).

Nese sot do te ndodhe ndonje vrasje (siç kane ndodhur rendom kete muaj) , do kapej ne vendet fqinj dhe ndonje trafikant droge ( se ne Shqiperi , Lleshi kap fshataret) lista e bashkepunetoreve politike te Rames do te behej e plote.

Ai nuk ka jete politike pa krimin. Jane bashke ne rrembimin dhe ushtrimin e pushtetin . Pushteti dhe parate e zeza jane nyja gordiane qe mban lidhur Ramen dhe krimin . Kjo nyje duhet keputur dhe do keputet perndryshe fatkeqesite nuk do rreshtin per shqiptaret.”, shkroi Paloka.

Të fundit