Flash News

KRYESORE

Paloka për arrestimin e Aleksandër Gjokës: E turpshme, këtu Rama nuk e ndal kokainën

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka e cilëson të turpshëm arrestimin e këngëtarit të njohur Aleksandër Gjoka pasi po ngiste makinën me limitin e alkoolit të tejkaluar.

Ai akuzon se kryeministri Edi Rama nuk e kursen përdorimin e kokainës, e asgjë nuk i ndodh.

“E paskan kapur “kriminelin” ... Policia nxjerr njoftim se paska arrestuar Aleksandar Gjoken pasi e ka gjetur me 0.66mg alkool !!!

Të turpshëm !

Qenka kapur Sandri me 0.66 miligram alkool...!!!

Këtu kryeministri i vendit pallohet me kokaine dhe po i bën gjithë te zezat e mundshme shqiptareve, Sander Lleshi arreston Sander Gjoken ! Nxjerrin dhe njoftim sikur te kenë arrestuar ndonjë kriminel te rrezikshëm.

Te pafytyre. Partia e laerteve...”, ishte mesazhi i Palokës në Facebook.

Të fundit