Flash News

KRYESORE

Paloka për atentatin ndaj Ndojit: Luftë mes bandave të Rilindjes, sollën Ramën në pushtet

Paloka për atentatin ndaj Ndojit: Luftë mes bandave të Rilindjes,

Numri dy i Partisë Demokratike Edi Paloka mendon se atentati ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj ishte i paralajmëruar. Sipas tij, kjo dhunë dhe sulmet me armë nuk janë gjë tjetër veçse luftë mes bandave të Rilindjes.

“Të gjitha këto janë ngjarje të paralajmëruara dhe kemi denoncimet dhe kërcënimet e kryeministrit ndaj këtij prokurori, pastaj ndodh atentati. Rezulton që në makinë ishin persona me precedentë. Kryeministri e di që një prokuror është i lidhur me bandën dhe në vend që t’i kërkojë policisë ta arrestojë, e denoncoi vetëm kur u kap drejtori i Kadastrës. Kjo është luftë mes bandash të Rilindjes.

Atij që iu bë atentat dhe ai që bëri atentat janë dy grupe bandash që kanë bërë votat për Edi Ramën.”, tha Paloka në Abcnews. Duke shtuar se kjo ishte arsyeja se përse Rama nuk e denonconte dot më parë.

Ai shtoi se Rama është përgjegjësi i vetëm i situatës kriminale në vend, pasi bandat që e sollën ën pushtet kërkojnë që të përfitojnë nga pronat.

Të fundit