Flash News

KRYESORE

Paloka: Rama do dorëhiqet kur të ndjejë rrezikun e kokës së tij

Paloka: Rama do dorëhiqet kur të ndjejë rrezikun e kokës

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, u shpreh se kryeministri Edi Rama  do të japë dorëheqjen kur të ndjejë rrezikun e kokës së tij.

“Largimi i Ramës është i pangociueshëm dhe kjo nuk do të vijë nga dëshira e Ramës. Askush nga ne nuk ka iluzionin se Rama në një ditë të bukur do të dalë do thotë për interesa të kombit, që Shqipëria mos shkojë drejt shkatërrimit unë do jap dorëheqje, po hyj në zgjedhje sepse jam i fituar. Pra nuk e pret kush nga Rama këtë. Rama do të detyrohet të shkojë atje. Do të detyrohet vetëm kur të ndjejë rrezikun e kokës së tij”, u shpreh Edi Paloka.

I pyetur më tej nga gazetarja, Beti  Njuma se çdo të thotë rrezik i kokës së tij se ngjan si kërcënim, Paloka tha, “Në të gjithë kuptimin e fjalës. Kërcënim është. Ka një popull që i është ngritur kundër”.

Paloka përsëriti qëndrimin e vendosur të PD se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Të fundit