Flash News

KRYESORE

Paloka: Rama po tregon sa i dhemb e i djeg çështja e drogës

Paloka: Rama po tregon sa i dhemb e i djeg çështja e drogës

Nënkryetari i Kuvendit Edi Paloka, pasi ka ndjekur kryeministrin Edi Rama teksa mban fjalnë në Kuvend ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale. Paloka shprehet se Tamës i djeg dhe dhemb çështja e drogës e cila e ka vënë në qendër të goditjeve të gjithë institucioneve ndërkombëtare.

“Sot ne Parlament , Rama po tregon se sa i dhemb e i djeg ceshtja e droges dhe krimit qe e ka vene ne qender te goditjeve te gjithe institucioneve nderkombetare.

Urdheroi dhe po perpiqet ta ndryshoje thelbin e debatit duke kaluar nga karrotat e Divjakes tek prishja e shtepive ne Himare por nuk i shpeton dot llumit te droges e krimit qe po e mbyt.

Edhe sikur te zhvishet lakuriq (gje qe ia kujtoi kryetari i PD dhe ai eshte gati ta bej) edhe ti urdheroje gjithe mediat te paraqesin ate si patriot e opoziten si antishqiptare, prape nuk do te shpetoj dot nga llumi i krimit ku eshte zhytur , nuk do ta shpelaje dot kete llum. Aty do mbytet...”, shkruan Edi Paloka.

Të fundit