Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Paloka: Rama si i neveritur për çmimin Nobel, por shtrëngon duart me ish-ministrin e Millosheviç
Nënkryetari i PD, Edi Paloka e ka cilësuar jo vetëm një hipokrizi, reagimin e kryeministrit Edi Rama për çmimin Nobel ndaj shkrimtarit Handke, i cilësuar si shkrimtari që e adhuroi ‘kasapin’ e Ballkanit deri në vdekje, Sllobodan Millosheviç.
Në një reagim në rrjetet sociale, Paloka ironizon qëndrimin e Ramës ndaj Handke, i cili ndër të tjera reagoi: “Kurrë nuk dot a mendoja se do të më vinte për të vjellë për shkak të një çmimi Nobel por turpi është duke u bërë pjesë normale e botës ku ne jetojmë”, ndërsa nga ana tjetër, shtrëngon duart me ish-zëdhënësin e Millosheviç.
“Jo thjesht hipokrizi, po poshtersia e rradhes !
Rama deklarohet si i neveritur per cmimin Nobel ndaj Handke kur sapo ka shtrenguar duart me ish-ministrin dhe ish-zedhenesin e Milloshevicit ne nje marreveshje antishqiptare...! Tipike per kete monster qe deklaratat i ben si nacionalist dhe aktet si tradhetar!”, shkruan Paloka.