Flash News

KRYESORE

Paloka reagon pas deklaratave të Ramës dhe Lleshajt për "KÇK" dhe publikon videon: Ke mbaruar me të gjitha

Paloka reagon pas deklaratave të Ramës dhe Lleshajt për

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratave të kryeministri Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë ceremonisë së prezantimit të njesisë "Forca e Ligjit".

Përmes një reagimi në Facebook, Paloka shprehet se gjatë këtyre 7 viteve, krimi ka kapur majat e shtetit. Gjithashtu ai ka publikuar dhe një video ku pasqyron atë që sipas tij Rama ka dështuat në të gjitha anët.

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

“Terhiquni se nuk eshte vone” -ju thote Lleshi  krimineleve.

“Nga e hena nuk do kene ku te futen”- thote ai tjetri…

Dy idiote, që trajtojnë shqiptaret si  idiote…

Pra ne duhet te besojmë qe krimi ne Shqipëri paska mbërritur ne këtë pike sepse Rama nuk kishte nxjerre akoma këtë Aktin Normativ për te cilin ka shtate vjet qe punon…!

Shtate vjet, krimi kapi majat e shtetit sepse ata 50 policet me maska, nuk kishin bere “pompa” sa duhet…?!!!

Megjithatë, kane bere ç’kanë bere deri tani (ndonjë vrasje te vogël, pak plagosje, ca kile kokaine, ndonjë grabitje kalimtare…) deri nesër kanë kohë të pendohen e te tërhiqen…fjala e Lleshit. Përndryshe i piu e zeza te gjithe , “ferri i pret”…fjala e kapos me paruke të gjata.

Nuk do te falen vetëm ata kriminele e banda qe gjate kësaj kohe mund te kenë shprehur pendese apo ca me keq kane deklaruar poshtë e lartë se nuk blejnë e nuk vjedhin me vota për “rilindjen” dhe Ramën. Ata bëjnë mirë të largohen fare se ndryshe kapoja do ti hedhë vështrimin e tij me syrin e keq …

O Edvin! Me Llesh e pa lesh! As nuk mashtron dot me njeri e ca me shume nuk tremb dot njeri tani qe ke mbaruar me te gjitha…Po ke mbaruar me te gjitha ama…!

Të fundit