Flash News

KRYESORE

Paloka tregon 4 arsyet: Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë, po pengon hetimin e të vëllait

Paloka tregon 4 arsyet: Xhafaj duhet të largohet një orë e

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, thotë se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë nga detyra dhe për këtë rendit katër arsye.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, Paloka ka theksuar se Xhafaj është rasti i vetëm në botë  ku ministri kapet në flagrancë duke shkelur ligjin dhe fshihet pas karriges së tij.

“Fatmir Xhafaj duhet të jetë rasti i vetëm në botë që kapet në flagrancë duke shkelur ligjin dhe fshihet pas karriges së Ministrit të Brendshëm”, shkruan Paloka.

Ai gjithashtu është shprehur se qëndrimi i Xhafajt në krye të kësaj ministrie, prish provat dhe pengon hetimin e të vëllait, Agron Xhafajt, për trafik droge, si edhe pengon zbatimin e ligjit antimafia.

Reagimi i plotë:

Pse hesht Ministri i Brendshëm?

Fatmir Xhafaj duhet të jetë rasti i vetëm në botë që kapet në flagrancë duke shkelur ligjin dhe fshihet pas karriges së Ministrit të Brendshëm.

Kanë kaluar më shumë se 24 orë që kur shqiptarët panë sesi vëllai i Ministrit të Brendshëm kapet në pazare droge, por Fatmir Xhafaj bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë.

Çdo orë në zyrën e Ministrit të Brendshëm:

  1. Prish provat e lidhjeve të të vëllait me trafikun e drogës
  2. Pengon hetimin e të vëllait për trafik droge
  3. Pengon arrestimin e tij për vuajtjen e dënimit me 7 vjet e dy muaj burg.
  4. Pengon zbatimin e ligjit antimafia.

Të fundit