Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
“Palokën e njoh që në gjimnaz”, pozicionohet Arian Çani: Edhe Rama viktimë e bulizmit
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është diskutuar për spërkatjen me bojë të kryeministrit Rama nga deputeti i PD, Edi Paloka.
Marrë shkas nga kjo ngjarje, Arjan Çani ka zbuluar se ai e njeh Edi Palokën që kur ka qenë në shkollë të mesme dhe ka treguar se Paloka kishte shumë sukses me femrat për shkak të mënyrës si fliste, ndërsa për kryeministrin sqaroi se 'kjo që i ndodhi Ramës është pasojë sepse ai u tall me një gjë fizike të tijen'.
“Unë me Palokën jam njohur që kur isha në vit të tretë në shkollë të mesme, 17 vjeç, kur shkoja në Borsh me pushime me prindërit dhe u njohëm rastësisht. Mbaj mend në atë kohë se ai ka qenë tmerrësisht i rrethuar nga super femra, shpeshherë bëhesha dhe xheloz. Mesa duket, femrat vdisnin për atë ‘thhh’ e Palokës, kështu që kjo nuk është një pikë e dobët e tij. ‘Një, është i bukur dhe dy, ka atë gjënë tek i folura’, thoshnin femrat, ndërsa Rama e tall. A është Rama bullist? Kjo që i ndodhi Ramës është pasojë sepse ai u tall me një gjë fizike të tijen”, u shpreh Çani.