Flash News

KRYESORE

Pamje nga vendngjarja/ U vra me plumba pas shpine në Greqi, identifikohet 18-vjeçari shqiptar   

Pamje nga vendngjarja/ U vra me plumba pas shpine në Greqi, identifikohet

Identifikohet i riu shqiptar, i cili u vra mbrëmë në zonën e Shën Gjergjit, në Kavala të Greqisë. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për 18-vjeçarin Marios Isa me origjinë nga Leskoviku.

Mësohet se i riu kishte lindur dhe ishte rritur në Kavala, ndërsa familja e tij ishte shpërngulur prej vitesh në shtetin grek.

I ati i riut ishte punëtor ndërtimi në Kavala, ndërsa e ëma në një piceri.

Protothema.gr shkruan se i riu me origjinë shqiptare u gjet i pajetë në një pellg gjaku, i qëlluar pas shpine me dy plumba, ndërsa në dorë mbante një kartëmonedhë 50 euroshe.

Mediat greke theksojnë po ashtu se pista paraprake ku po hetohet është përfshirja e shqiptarit në ndonjë konflikt për pazare droge, megjithatë nuk përjashtohen edhe pista të tjera.

Të fundit