Flash News

KRYESORE

PAMJE TË RËNDA! Video pas ngjarjes/ I riu që vrau studenten, lëviz përdhe i gjakosur

Dalin pamjet e vrasjes së ndodhur pak orë më parë në afërsi të derës së Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, ku i riu Aldison Belulaj qëlloi për vdekje 21 vjeçaren Ariela Murati, pasi kjo e fundit refuzoi kërkesën e 23 vjeçarit për t’u lidhur.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik pasi fjala është për dy qytetarë fare të rinj dhe për një veprim që kapërcen ekstremet e natyrës njerëzore. 23-vjeçari pasi ka qëlluar me armë të tipit pistoletë vajzën e re, në kushtet e goditjes psikologjike ka qëlluar më pas edhe veten.

Ariela Murati humbi jetën në spital ndërsa i riu është ende gjallë, edhe pse në gjëndje kritike për jetën. Më poshtë mund të shikoni videon e bërë pak momente pas të shtënave, ku Aldison Belulaj qëndron i shtrirë në tokë dhe i gjakosur, ndërsa në një moment ai shihet të lëvizë duart.

Pamjet janë publikuar nga “SOSneës”. (Kujdes! Pamje të rënda)

 

 

Të fundit