Flash News

KRYESORE

Pamje të rënda video/ Si filmohet me qetësi i riu me 'kokë të prerë' nga përplasja e makinës me kamionçinën

Para katër ditësh në aksin Kavajë-Durrës ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti 21 vjeçari K.R. dhe janë plagosur dy shokë të tij. Vera, sidomos dy muajt korrik dhe gusht, njihet për shtim të rrezikshmërisë në akset rrugore të Shqipërisë, që sjellin si pasojë rritjen e numrit të të vdekurve dhe të të plagosurve në aksidente.

Nuk është ky fenomen qëllimi i këtij shënimi të politiko.al por 'ngulmimi' i kalimtarëve që qëllojnë në afërsi të vendeve ku ndodhin aksidentet, për të filmuar skenat e përplasjeve të makinave dhe nganjëherë edhe viktimat.

I tillë është rasti i Kavajës, ku kureshtja (ç)njerëzore e një grupi të rinjsh që afrohen nga të gjitha drejtimet për të filmuara me celularët e tyre nuk ndalet as nga pamjet makabre. 

Një prej këtyre videove i është dërguar politiko.al që ditën e aksidentit, por vendosëm të mos e publikonim. Tani që kanë kaluar disa ditë, nuk është më lajm aksidenti, por fenomeni. Pra, fakti se njerëzit kanë 'ftohtësinë' për të filmuar pamje të tilla.

Skena të tilla të kujtojnë filmin 'Nightcrawler', ku një kameraman amator (Jake Gyllenhaal) filmonte skena të rënda aksidentesh dhe vrasjesh, nganjëherë edhe duke i manipuluar ato, me qëllim që t'ua shiste sa më shtrenjtë rrjeteve televizive të Los Angjelesit.  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Skenë nga filmi Nightcrawler

 

Politiko.al i ka mbuluar pamjet e rënda, por për ta kuptuar 'guximin' e 'kameramanëve'  vlen të shënohet se i aksidenturi në video është me kokë të prerë, me sa duket nga duralumini i gjendur në karrocerinë e kamionçinës me të cilën është përplasur. Kjo nuk i pengon 'dëshmitarët' që të filmojnë me 'qetësi'.

Video

Të fundit