Pamjet e operacionit të shpëtimit të Alvin Berishës në Siri, sërish në shtëpi pas 5 vjetësh në kampet e ISIS

Mediat italiane kanë publikuar pamjet nga operacioni i shpëtimit të Alvin Berishës nga kampi famëkeq Al-Hol në Siri.

Siç duket, agjentët e drejtuar nga prefekti Vittorio Rizzi, me Ros dhe pjesëmarrjen e autoriteteve shqiptare, kanë shkuar në kufirin midis Sirisë dhe Libanit për të marrë Alvin Berishën tashmë të mbrojtur nga CRI, organizatë ndërkombëtare.

Fëmija 11-vjeçar me origjinë shqiptare, lindur në Itali, banues në Barzago, në provincën e Lecco – u rrëmbye në Itali 5 vjet më parë nga nëna e tij e cila u bë pjesë e ISIS.

Ai mbeti i vetëm në kampin ‘e ferrit’, pasi nëna e tij mbeti e vrarë.

Aktualisht ndodhet në Beirut në pritje të procedurave dhe pajisjen e tij me dokumente, për tu nisur në orët në vijim për në Romë, sërish në shtëpi.

Atë e pret babai i tij Afrimi dhe dy motrat.