Flash News

KRYESORE

Pamjet e qelive ku do të izolohen ‘peshqit e mëdhenj’

‘Peshqit e mëdhënj’, emër që u referohet anëtarëve dhe krerëve të organizatave kriminale që merren me krime të rënda, trafik droge, apo korrupsion, aktivitet që e drejtojnë edhe nga burgu, do të kenë tashmë vendet e tyre të izolimit.

Përkatësisht do të jetë burgu i Peqinit dhe 313-a ambientet ku ata do të mbahen. Një kronikë e Report TV ka ofruar pamje të brendshme të këtyre ambienteve.

Gjatë intervistës me kreun e burgjeve, Agim Ismaili, ky i fundit ka shpjeguar se çfarë do të ndodhë me 41 bis, ligjin e posaçëm të sigurisë adaptuar nga modeli italian.

“41 bis është një standard që e kanë të gjithë vendet e botës, që ka ardhur në përshkallëzim, pasi në kushtet e mungesës së lirisë në burgjet normale ndodh jo rrallë që të burgosurit ia dalin që në ato masa privimi lirie, në ato kufizime që janë arrijnë të koordinohen me bandën kriminale jashtë. Të kryejnë aktivitetin krimina, të drejtojnë ndoshta sërish organizatën, të kryejnë shantazhe, vepra penale, etj”, tha Ismaili.

Ai theksoi se në 41 bis do të futet një kategori të burgosurish që varet nga vepra penale që kanë kryer.

Në lidhje me numrin e atyre që do t’i nënshtrohen këtij regjimi, Ismaili tha se nuk ka se si të ketë një numër kur subjekt është vetëm ai që e shkel.

Sipas tij, që prej 1998 deri në 2019 ka një ligj që izolon ata që shkelin rregullat në burgje, por prej 20 vitesh askush se kish zbatuar. Numri i të burgosurve në regjim izolimi sot është 30, të burgosur e të paraburgosur.

Të fundit