Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Pamjet/ Venecia ‘merr frymë’ falë pandemisë, në ujërat lundruese rikthehen gjallesat
Njerëz nga e gjithë bota vizitojnë Venecian e Italisë për të shijuar mrekullitë e rrugëve ujore për të cilat është e famshme, por gjatë pandemisë së koronavirusit ato kanë pësuar një ndryshim drastik. Ujërat lundrues në qytet kanë filluar të ‘marrin frymë’.
Në kanalet e rrugicave të qytetit, gjithmonë uji ka qenë i ndotur. Kjo për shkak të varkave që lëvizin së tepërmi në këtë zonë, por edhe ndotjes së ajrit.
Falë trafikut të zvogëluar për shkak të bllokimit nga koronavirusi, biodiversiteti i lagunës së Venecias është zgjuar me alga, sfungjerë dhe gjallesa të tjera. Midis tyre edhe një kandil deti, i cili noton midis kanaleve të ujrave, qartë i dukshëm nga sipërfaqja falë ujit tani transparent. Kandili u vu re jo shumë larg Piazza San Marco dhe më pas u filmua nga zoologu Andrea Mangoni.
Për shkak të uljes drastike të trafikut të ujit për shkak të bllokimit, biologu arriti ta filmojë jo shumë larg sheshit San Marco, pak nën sipërfaqen e ujit.
Veç kandilave, muajt e fundit në Venecia janë parë dhe mjelma, peshq e shumë gjallesa ujore. Në lidhje me këtë fenomen ka folur dhe një zëdhënës i Bashkisë së Venecias:
“Një gjë e tillë ka ndodhur për shkak se ka më pak trafik varkash që zakonisht sjellin sediment në sipërfaqen e ujit. Ajri po ashtu është më pak i ndotur, pasi ka më pak avullime dhe trafik varkash se zakonisht për shkak të lëvizjes së kufizuar të banorëve”.
Më herët, NASA kapi imazhe satelitore të qytetit italian dhe në të njëjtën kohë bëri një krahasim me vitin e kaluar.
Kanali i madh dhe ai i Giudecca dukeshin të zbrazëta krahasuar me të njëjtën periudhë kohore gjatë vitit të kaluar, derisa trafiku ujor nga Venediku për në ishullin Murano pothuajse nuk ekziston.
Video: TGR, Corriere.it