Pampuri: Dy muaj pas tërmetit qytetarët në qiell të hapur, qeveria abuzon

Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri, shpreh shqetësimin se dy muaj pas tërmetit, qytetaret ende presin në qiell të hapur. Sipas saj, kryeministri dhe kryetarët e emëruar të bashkive, vijojnë që të abuzojnë me fatkeqësitë, hallin e qytetareve dhe të të pamundurve të këtij vendi.

“Asnjë përgjigje nga shteti për banoret e pastrehë, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. U bene dy muaj, nga dita qe tërmeti shkatërroi shtëpitë e tyre, por që atë dite, shume prej tyre nuk kanë një strehe, disa vijojnë te jetojnë tek ndonjë te afërm, disa te tjerë ne çadra e te tjerë, si familja Saraci, në makine, ku sediljet e saj janë shndërruar ne dhoma gjumi.” shkroi ajo në Facebook e shtoi se përveç kësaj te banorët shtohet edhe stresi se çfarë do të bëhet me banesën e tyre.

Ajo shton se të prekurve nga tërmeti iu premtua bonusi i qerasë, por kanë marre atë të janarit, por nuk kanë marrë akoma atë të dhjetorit.

“Qindra familje kane aplikuar por ende nuk kane arritur te marrin asgjë për shkak te burokracive apo këshillave e ideve don kishoteske, për te aplikuar on line nga çadra, apo nga makina. Nga ana tjetër kjo ka nxitur shume familje t’i rikthehen banesave te tyre te shpallura te pabanueshme, çka rrezikon seriozisht jetën e tyre. Në këto dite te ftohta, ku epidemitë e virozat rrezikojne këdo, këta banore janë shumëfish më të rrezikuar.”

Pampuri mendon se autoritetet shtetërore jo që nuk bëjnë asgjë, por vijojnë sikur të mos ketë ndodhur gjë.

“Vijojnë të abuzojnë me fatkeqësitë, hallin e qytetareve dhe të të pamundurve të këtij vendi. Mjerimi nuk ka zë të lartë, por ka revoltë të hidhur. Shqiptarë këta nuk janë në krye te shtetit për ju, por për interesat e tyre. Le të numërojmë ditët e tyre ne pushtet. Fundi i tyre, është afër. Vota juaj është vendimtare.” ishte mesazhi i saj.