Flash News

KRYESORE

Panairi “Shqipëria punon Tokën” ngjall interesin e kryeqytetasve

Në kryeqytet po zhvillohet panairi “Shqipëria punon Tokën”. Rreth 400 fermerë dhe sipërmarrës nga të gjitha trevat e vendit ekspozuan prodhimet dhe shërbimet e tyre në këtë vitrinë të bujqësisë shqiptare, në qendër të Tiranës.

Hapësira e gjelbër e sheshit “Skënderbej” u kthye në një fermë të vogël, duke ngjallur kureshtje sidomos te fëmijët e vegjël, që tërhiqeshin nga kafshët.

Ky është edicioni i tretë i këtij panairi, që po tërheq çdo vit më shumë vëmendjen e qytetarëve, ndërsa jo të paktë ishin ata që shfrytëzuan rastin për të bërë blerje të mira.

“Një ftesë për të gjithë ata që duan të shohin e të vlerësojnë me sy atë që nuk del e nuk duket në pasqyrat e medias; një shfaqje nga jeta reale e njerëzve punëtorë që jetojnë me tokën, që ditën e nisin pa u ankuar, por me mendimin për të bërë më shumë.

Falë edhe mbështetjes më të madhe që është dhënë për bujqësinë e agrobiznesin, eksportet janë në shifra dyshifrore, agropërpunimi ka çelur sythat e parë, investitorët kanë kthyer sytë nga fshati ku kthimi i investimit është i sigurt.”, shkroi kryeministri Edi Rama në profilin e tij në Facebook.

Të fundit