Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Panariti firmosi kontratën me familjen Balili”, ish-ministri i përgjigjet Ballës: Dështuat Bujqësinë në vitin e tepsisë!
Pas akuzave të deputetit socialist Taulant Balla se sipas një kontrate të firmosur nga Edmond Panariti i ka dhënë familjes 90 hektarë tokë nga shteti, ka reaguar ish-ministri i Bujqësisë.
Në një shkrim në Facebook, Panariti i sqaron Ballës se nuk ka asnjë kontratë të lidhur as nga a Ministria e Bujqesise dhe as nga vetë ai me Kelmend Balilin dhe se mund ta verifikojë lehtësisht. Më tej Panariti referuar shifrave të INSTAT shkruan se Importet bujqësore u rritën me 11%.
Reagimi i Panaritit:
Nuk ka kontrate te lidhur as nga Ministria e Bujqesise dhe as nga Edmond Panariti, me trafikantin Kelmend Balili... zoti Taulant Balla!! Ky është një mashtrim...lehtesisht i verifikueshem dhe i hetueshem... Keni nje vit që vetëm hetoni dhe auditoni procese dhe procedura për të cilat janë shprehur që nga KLSH e me radhe. Vazhdoni!! Por, se kush shoqërohet me trafikante, dhe madje e deklaron hapur këtë, publiku e ka tashmë të qartë. Por kjo nuk ju ndihmon në fshehjen e deshtimit spektakolar te Bujqesise, ne vitin tuaj te tepsise!! Për here të parë në vitin 2018, pas nente vitesh, eksportet bujqesore rane me - 5,5% pas një rritje dy shifrore për kater vite me radhe.Ndersa Importet bujqesore në vitin e tepsise u rriten me 11%. Kete nuk e them unë, por Instat i juaj. Ndersa ju shpalosni sot në Kuvendin e genjeshtrave rritje imagjinare me 70% të bujqësisë aritmetika është më e forte se propaganda dhe ajo ju nxjerr me MINUS dhe madje me germa kapitale.