Flash News

KRYESORE

Pandeli Majko me ‘veteranët’ e PS-së, provokon Ramën për Rilindjen

Një ditë më parë, deputetët e Partisë Socialiste në periudhën ’92-96 u mblodhën për një drekë në një nga restorantet në periferi të Tiranës.

Të pranishëm ishin edhe deputetët aktual të PS-së, Pandeli Majko, Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Musa Ulqini e Anastas Angjeli.

Në një postim të shpërndarë në rrjetin social Facebook, duket se Majko është bërë nostalgjik teksa ka takuar ish-kolegët të cilët i cilëson si më të mirët në historinë e Kuvendit të Shqipërisë.

“Dje, në takim me miq të vjetër, deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste 1992 - 1996, nga më të mirët në historinë e Kuvendit të Shqipërisë”, shkruan Majko.

Duket se mesazhi i Majkos shkon edhe si një mesazh për kryeministrin Edi Rama, i cili këto dy legjislatura të fundit është kritikuar edhe nga vetë socialistët për deputetët e përzgjedhur për të qenë pjesë e listave të PS-së.

 

Të fundit