Flash News

KRYESORE

"Pandemia e COVID-19 vazhdon të përshpejtohet", OBSH: Javët e fundit rastet janë dyfishuar

"Pandemia e COVID-19 vazhdon të përshpejtohet", OBSH:

Sipas të dhënave të OBSH, mbi 16 milionë raste me COVID-19 janë regjistruar deri më tani në të gjithë botën, më saktë, 16,264,048 nga të cilët kanë ndërruar jetë 648,966.

Organizata Botërore e Shëndetit është mjaft e shqetësuar për shifrat e larta që rriten çdo ditë në botë, teksa në 6 javët e fundit numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 është dyfishuar.

“Pandemia e koronavirusit vazhdon të përshpejtohet. Në 6 javët e fundit numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 është dyfishuar”, tha në një konferencë drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus .

“Të enjten bëhen 6 muaj nga shpllja e urgjencës globale shëndetësore. SHBA-ja është vendi i parë në botë për sa i përket numrit të të infektuarve me COVID-19 dhe po ashtu të rasteve me vdekje", shtoi ai.

Deri tani në SHBA janë regjistruar 4,234,140 persona të prekur nga koronavirusi nga të cilët kanë ndërruar jetë 146,935. Pas SHBA-së është Brazili me 2,419,091 të infektuar dhe 87,004 të vdekur. Në vend të tretë është India me 1,435,616 të infektuar me koronavirus dhe 32,771 të vdekur.

Më pas është Rusia me 811,073 të infektuar dhe 13,249 të vdekur. Situata është mjaft shqetësuese edhe në Afrikën e Jugu e cila ndodhet në vendin e pestë me 445,433 të infektuar dhe 6,769 të vdekur.

Të fundit