Flash News

Ditari i Opozitës

Pandemia, Kryemadhi akuza të rënda qeverisë: Kanë gënjyer për numrin e viktimave

Pandemia, Kryemadhi akuza të rënda qeverisë: Kanë

Kryetarja  LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin Open nuk u rezervua me akuzat ndaj qeverisë sa i takon situatës me pandeminë në vend.

Ajo tha se shifrat e situatës për koronavirusin në Shqipëri janë abuzive dhe se qeveria ka mashtruar. Më tej nënvizoi se dëmi më i madh që po ju bëhet shqiptarëve është ekonomia, ndaj edhe viktimat më të shumta sipas saj do të jenë për shkak të depresionit ekonomik.

“Shifrat janë mashtrim, absolutisht nuk janë të sakta, sa kanë vdekur në janar e shkurt e pse kanë vdekur? E kam thënë që në mars që periudhën e Covid e kemi kaluar e mund të ketë pasur të tjerë të sëmurë që nga dhejtori se janari e shkurti ka pasur shumë raste, se gjithë shqiptarët kanë kaluar një grip flamë i themi ne gjuhen popullore.

Pra në restrospektivë ka gjëra që nuk shkojnë në atë që thuhen, ajo që më vjen keq për mënyrën e menaxhimit kërkojmë të themi qe jemi mire, kur jemi keq. Në vend të themi na falni jemi të papaërgatitur, nuk dimë…ajo që mendoj një nga gabimet kryesore që ka bërë qeveria vendosja e panikut e terrorit psikologjik te qytetarët, ne vet si popull jemi shumë të kujdesshëm sa i takon shëndetit pavarësisht se nuk hamë shëndetshshëm, po jemi munduar të jemi në një standart më të lartë se vendet e tjera ekonomia është dëm më i madh se Covid-19, fatkeqësia e depresioni ekonomik, viktimat e saj do jenë shumë më të mëdha se sa të sëmurët me coronavirus”, tha Kryemadhi.

Të fundit