Pandemia në Shqipëri, Alfred Lela: Ç’po bën menaxhmenti sanitaro-politik të mos çohet vendi te ‘çelësi’?

Gazetari Alfred Lela, në studion e Real Story me gazetarin Sokol Balla foli rreth situatës me pandeminë në vend.

Duke u ndaulur se ç’do të ndodhte në rast se vendosej një karantinë e dytë në vend, Lela arsyetoi se do të ishte një tronditje sociale që popullata nuk do ta duronte. Ai mori shembull Amerikën, për të cilën tha se po ndodh një mbyllje e pjesshme, ndërsa shtoi se nuk dihet se ç’plan ka shteti shqiptar në këtë situatë, pasi t’i  vesh ‘çelësin’ vendit nuk është zgjidhje.

“Tronditje sociale, nuk dihet sesa popullata do ta duronte. Do ishte dyfish më e rëndë. Edhe për ekonominë. Është marrë në konsideratë në Amerikë, Itali. Jemi te disa të drejta, si ajo për të jetuar. Duke mos qenë specialist por vëzhgues, duke parë si  o përshtatet Amerika po mendon një rimbyllje të pjesshmë përshembull Nju Jorku ka krijuar një kordon.

Sigurisht mjekësia ka dije që ne nuk i kemi por dijet që ti kemi planet e veprimit që të mos shkojmë te çelësi. se çelesi është kollaj për tu mbyllur. Thirrja ime është ç’po ben menaxhmenti sanitaro politik të mos çohet vendi te çelësi.  Kjo është dilema të mos shkojmë te çelësi e te leva”, tha Alfred Lela.